Mbledhja e dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

Mbledhja e dy qeverive në Romë, Shqipëria dhe Italia do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

Mbledhja e parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane do të zhvillohet ditën e enjte. Kryeministri Edi Rama së bashku me 10 ministra udhëtojnë këtë të mërkurë në Romë, ku një ditë më pas do të zhvillohet takimi e ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi. Kjo vizitë e nivelit të lartë, nis rreth orës 11:40 me një takim mes kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe homologes së tij Georgia Meloni. Më pas në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive për t’u pasuar me nënshkrimin e marrëveshjeve në orën 14:00, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor. Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe...