Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut”/ Ministri i Mbrojtjes mohon deklaratën e Berishës: Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë
Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të ‘Sigurisë’ ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dha një prononcim për gazetarët. Ai u pyet se si e komenton deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, ku ky i fundi ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Pirro Vengut. Ministri Vengu e mohoi këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘dëlire të kësaj natyre nuk e shqetësojnë’. “I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha që nuk ka frikë nga pozita e drejtuesit të opozitës për të ushtruar kërcënime, siç janë dikastere si Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta këto gjëra. Dëlire të kësaj natyre nuk më shqetësojnë“, u shpreh ai. Po ashtu Vengu zbuloi se kur di të fillojë prodhimi i armëve ‘Made...