Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Ambasadorët e BE takim me Ramën në Kryeministri
Kreu i ekzekutivit Edi Rama, ka pritur këtë paradite në ambientet e kryeministrisë ambasadorët e vendeve Europiane, siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Elda Menga. Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë pothuajse të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë. Burime për Top News, në takim është e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, që zhvilloi një ditë më parë një takim të ngjashëm me ambasadorët e BE. Tema e këtij takimi nuk dihet ende, por ai mbërrin një javë pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë. Top Channel