Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Rastësia e çuditshme/ Zona ku kaluan vrasësit e Gilmando Danit pa energji elektrike, kamerat nuk filmuan lëvizjen e Toyotës
atentati ne rinas TIRANË- Zona nga Nikla në afërsi të Aeroportit të Rinasit ka pasur mungesë të energjisë elektrike mesditën e djeshme, kohë që përkon me atentatin e ndodhur në drejtim të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit. Autorët e këtij atentati, që dyshohet të jetë një prej më të mirëorganizuarve që ka ndodhur së fundi, kanë ardhur nga Nikla në drejtim të Rinasit, dhe pas kryerjes së krimit, e dogjën mjetin e tyre tip Toyota me targa greke në afërsi të fshatit Halil, për të humbur gjurmët. Grupi hetimor i ngritur pas atentatit të ndodhur mesditën e të martës në aeroportin e Rinasit, po vëzhgon veprimet e një të riu, që mund të ketë ndihmuar me informacion autorët e vrasjes së Gilmando Danit, dhe plagosjes...