Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Jo me kriminelët’, Manja: Ish-zyrtarët e shtetit nuk mund të rrinë në një vend me të burgosur të tjerë
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shprehur në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve dhe Administratën Publike, se burgjet shqiptare janë model në rajon. Sipas tij, sot në burgje nuk ka dyqane, por të dënuarit dhe të burgosurit mund të porosisin online nga burgjet. Më tej, deputeti u shpreh se zyrtarët apo ish-zyrtarët e shtetit nuk mund të akomodohen në një vend me të burgosur të tjerë, apo eksponentë të krimit. “Sistemi i burgjeve është një sistem që nuk meriton të hidhet baltë mbi të. Burgjet shqiptare janë model në rajon. Sigurisht ka problematika, kapen me telefona, me paligjshmëri. Por nuk ka dyqane në burgje. Ka dy vjet që në burgje operohet me sistemin online të shërbimeve që marrin të dënuarit ose...