Seanca paraprake për dosjen Veliaj: SPAK kërkon kalimin për gjykim

Seanca paraprake për dosjen Veliaj: SPAK kërkon kalimin për gjykim

Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 11:57 Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca paraprake për çështjen ndaj Erion Veliajt dhe disa personave të tjerë të hetuar nga SPAK, në kuadër të një dosjeje që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike. Prokurori i posaçëm Altin Dumani ka paraqitur kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim, duke lexuar në sallë rrethanat e dosjes dhe akuzat e ngritura ndaj të pandehurve. Sipas SPAK, provat e mbledhura gjatë hetimeve janë të mjaftueshme për të kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor. Erion Veliaj, një nga të hetuarit kryesorë në këtë çështje, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Ai u përfaqësua nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët pritet të paraqesin qëndrimin...