Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli
Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme. Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive. Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të...