Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Në Tiranë nis sot Panairi i Librit
Edicioni i 28-të i Panairit të Librit 2025, do të hapet nga sot e deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ceremonia e hapjes fillon në orën 11:00, ku në stendat shumëngjyrëshe të këtij panairi do të prezantohen botime të reja, takime me autorë, aktivitete për fëmijë, ndarje të çmimeve dhe shumë aktivitete të tjera. Në këtë edicion, përgjatë pesë ditëve do të zhvillohen rreth 15 intervista dhe panele diskutimi, ku flasin autorë shqiptarë, përkthyes dhe lexues. Panairi i Librit në Tiranë 2025 mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, një festë për të gjithë ata që besojnë se një libër mund të hapë horizonte të reja në gjuhë, në kulturë dhe në mënyrën se si e shohim botën ObserverKult...