Nis gjyqi për vrasësin e Ilaria Sulës, nëna e autorit gati të bashkëpunojë me drejtësinë për ulje të dënimit

Nis gjyqi për vrasësin e Ilaria Sulës, nëna e autorit gati të bashkëpunojë me drejtësinë për ulje të dënimit

Ka nisur në Gjykatën e Tretë të Krimeve të Rënda në Romë gjyqi ndaj Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, studentes shqiptare, e cila u vra në mars të këtij viti në apartamentin e Samson në Romë dhe trupi i saj u fut në valixhe dhe u hodh në një zonë pyjore në periferi të kryeqytetit italian. Prokurorët e Romës, të koordinuar nga zëvendësprokurori Giuseppe Cascini, kanë ngritur akuzën e vrasjes me dashje me paramendim, motiv të kotë, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës. Në bazë të provave të mbledhura gjatë hetimeve, është kërkuar dhe miratuar gjykim i menjëhershëm. Në sallën e gjyqit ishin i pandehuri, familjarët dhe miqtë e Ilaria Sula-s, të cilët mbanin një...