Trump kundër BBC-së/ Cilat janë pengesat për argumentin ligjor të presidentit dhe sa shanse ka për fitore?

Trump kundër BBC-së/ Cilat janë pengesat për argumentin ligjor të presidentit dhe sa shanse ka për fitore?

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar të padisë BBC-në për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se një dokumentar i transmetuesit britanik përmbante “deklarata të rreme dhe shpifëse” për të. Ekipi ligjor i Trump i ka kërkuar BBC-së të tërheqë publikisht dokumentarin, të kërkojë falje dhe ta kompensojë për dëmin që, sipas tij, i është shkaktuar. Dokumentari “Panorama”, i transmetuar në tetor 2024, u akuzua për redaktim të pjesshëm të një fjalimi të Trump që, sipas një memoje të rrjedhur, e bënte të dukej sikur ai nxit kryengritjen e 6 janarit 2021 në Capitol Hill. Kreu i BBC-së, Samir Shah, pranoi se transmetimi kishte qenë “një gabim”, ndërsa drejtori i përgjithshëm Tim Davie dha dorëheqje duke e quajtur rastin “shkelje editoriale”. Megjithatë, ekspertët ligjorë amerikanë...