Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Korrupsion në funksione publike, GJKKO merr vendimin për tre të pandehurit, Ilir Nishani dhe Genci Hicka, të pafajshëm
GJKKO ka shpallur të pafajshëm shtetasit Ilir Nishani dhe Genci Hicka. Shtetasi Gerson Tafa është shpllur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Njoftimi: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal me nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Nishani, Gerson Tafa dhe Genci Hicka”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela, me vendimin nr. 71, datë 11.11.2025...