Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Protestuesit thyejnë sigurinë e samitit të klimës COP30 në Brazil
Protestues që mbanin pankarta me mbishkrimin “pyjet tona nuk janë për shitje” thyen kordonët e sigurisë të samitit të klimës COP30 të martën në mbrëmje, 11 nëntor, në qytetin Belém të Brazilit. Gazetarët e BBC-së raportuan se pjesëtarë të sigurisë së Kombeve të Bashkuara u vunë në ndjekje të protestuesve, ndërsa ushtarë brazilianë u kërkonin delegatëve të largoheshin menjëherë nga godina. Sipas një deklarate për BBC News, Kombet e Bashkuara thanë se incidenti shkaktoi lëndime të lehta për dy punonjës sigurie dhe dëme të kufizuara në objekt. Pamjet e publikuara në rrjete sociale treguan protestues, mes tyre anëtarë të komuniteteve indigjene, që valëvitnin flamuj me logon e lëvizjes rinore të majtë braziliane Juntos. Disa prej tyre, të veshur me rroba tradicionale indigjene, u panë teksa...