Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Dogjën dy makina/ Kamerat e sigurisë zbulojnë gjithçka, pranga të riut vlonjat, në kërkim shoku
pamjet nga kamerat e sigurise VLORË- Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double Flames”, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, duke zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve në qytet. Ngjarja ka ndodhur më 10 nëntor 2025, në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, ku u përfshinë nga flakët dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”. Pas hetimeve të thelluara dhe punës së mirëorganizuar nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë ndalimi i shtetasit Xh. S., 21 vjeç, dhe shpallja në kërkim e shtetasit D. D., 28 vjeç, të dy banues në Vlorë. Sipas policisë, të dy të rinjtë dyshohen se kanë bashkëpunuar në djegien e automjeteve, duke përdorur lëndë djegëse. Ende po punohet...