Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Muçi Shaljani shok me Gilmando Danin, Eduart Merkaj pezullon zinxhirin komandues së Operacionales së AMP-së
EDUART MERKAJ TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së, pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në Rinas. Merkaj ka urdhëruar hetimin e plotë të procedurave të ndjekura për rekrutimin e Muçi Shaljanit në radhët e AMP-së, i cili gjatë ditës së djeshme ishte në rolin e shoferit të një eksponenti të njohur të botës së krimit si Gilmando Dani. Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. NJOFTIMI I...