Deputeti socialist i ashpër me Ballukun,ngre alarmin për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit:Emergjencë infrastrukturore

Deputeti socialist i ashpër me Ballukun,ngre alarmin për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit:Emergjencë infrastrukturore

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ka qenë i ashpër me Belinda Ballukun. Ai ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit. Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar. “Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore. Trafiku në qytet është bërë i padurueshëm, veçanërisht në fundjavë, kur kalimi përmes Elbasanit është një mision i pamundur. Ky projekt është premtuar që prej...