Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Christopher Hill vijon dëshminë në Hagë për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së
Kosova E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 11:03 Sot, në orën 09:00, diplomati amerikan Christopher Hill, i dërguari i posaçëm i SHBA gjatë luftës në Kosovë, vijon dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hill ka nisur dëshminë dy ditë më parë, duke rrëfyer se përfshirja e tij në çështjen e Kosovës erdhi si kërkesë e ish-sekretares amerikane Madeline Albright, në maj të vitit 1998. “E kuptova rolin tim si përpjekje për të ofruar mbështetje politike dhe për të ndihmuar në ndalimin e dhunës në rritje. Qëllimi ishte rikthimi i autonomisë së Kosovës dhe krijimi i një forme qeverisjeje vendore,” tha Hill. Hill sqaroi edhe takimin mes Ibrahim Rugovës dhe Sllobodan Millosheviçit, duke theksuar se ishte ide...