Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Vlorë: Zbardhet djegia e dy automjeteve, arrestohet një i ri, një tjetër në kërkim
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:29 Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Double Flames”, duke zbardhur ngjarjen e ndodhur më 10 nëntor 2025 në lagjen “Isa Boletini”. Pas hetimeve të organizuara, u identifikuan dy autorët e dyshuar: Xh. S., 21 vjeç, u arrestua dhe D. D., 28 vjeç, u shpall në kërkim. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Të dy personat dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur lëndë djegëse për të vënë flakën dy automjeteve: Një Audi dhe një Suzuki.Hetimet paraprake janë ende në zhvillim për të përcaktuar motivin e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me...