Atentat në Rinas: Tre qitës dhe një shofer, autorët vijnë nga Nikla

Atentat në Rinas: Tre qitës dhe një shofer, autorët vijnë nga Nikla

Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:46 Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur më 11 nëntor 2025 në rrethrrotullimin e Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri. Automjeti tip Toyota i përdorur nga autorët kishte targa të vjedhura në Greqi që prej vitit të kaluar. Për shkak të djegies së plotë të mjetit, numri i shasisë nuk është rikuperuar, duke pamundësuar deri më tani verifikimin nëse makina ishte e vjedhur apo jo. Burimet hetimore konfirmojnë se autorët kanë qenë katër persona: Tre qitës, të armatosur dhe të pozicionuar për sulm të koordinuar dhe një shofer, që ka drejtuar mjetin nga zona e Niklës drejt Rinasit dhe më pas për t’u larguar nga vendngjarja. Autorët kanë përdorur katër armë...