Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mbeti i plagosur në vrasjen e Gilmando Danit, nis hetimi për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura në lidhje me procedurën e rekrutimit ne AMP te Muçi Shaljanit (Sheqeri). Me anë të një reagimi për mediat, AMP njofton se drejtori Eduart Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sheqeri është punësuar në muajin shtator në AMP, kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi, pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit. Njoftimi i AMP-s: Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i...