Zbulohet kush dogji dy makina në Vlorë: Një në pranga, tjetri në kërkim

Zbulohet kush dogji dy makina në Vlorë: Një në pranga, tjetri në kërkim

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zbuluar autorët e djegies së qëllimshme të dy makinave, ngjarje që ndodhi më 10 nëntor në lagjen “Isa Boletini”. Pas hetimeve, u arrestua një 21-vjeçar me iniciale Xh. S., ndërsa shoku i tij, D. D., 28 vjeç, është shpallur në kërkim. Të dy dyshohet se kanë bashkëpunuar për të djegur me lëndë djegëse dy automjete, një “Audi” dhe një “Suzuki”. Policia po punon për të zbuluar arsyen e djegies dhe për të kapur personin tjetër të përfshirë në ngjarje. Rasti po hetohet nga Prokuroria e Vlorës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim”.