Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, vjen reagimi i institucionit, pezullohet zinxhiri komandues

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, vjen reagimi i institucionit, pezullohet zinxhiri komandues

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u ekzekutua në një atentat Gilmano Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri (Shaljani), i cili rezultonte se ishte një punonjës në provë i këtij institucioni të rëndësishëm. AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre...