Ndihma e re për emigracionin nga BE-ja, ja kush përfiton

Ndihma e re për emigracionin nga BE-ja, ja kush përfiton

Komisioni Evropian ka publikuar të martën listën e vendeve që do të përfitojnë ndihmë nga Bashkimi Evropian për menaxhimin e flukseve migratore, si dhe atyre që do të kontribuojnë financiarisht ose logjistikisht në këtë proces. Sipas nismës së re “Solidarity Pool”, shumica e vendeve anëtare të BE-së do të ndihmojnë shtetet që përballen me presione të larta migratore, qoftë përmes pranimit të azilkërkuesve nga vendet e mbingarkuara, ose përmes mbështetjes financiare e operative. Komisioni ka njohur Greqinë, Qipron, Spanjën dhe Italinë si shtete nën “presion të theksuar migrator”, për shkak të rritjes së ndjeshme të emigrantëve gjatë vitit të fundit. Këto vende do të kenë të drejtë për ndihmë nga fondi i solidaritetit duke filluar nga mesi i vitit 2026. Në fjalën e tij, Komisioneri...