Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Heqja e tabelës me thënien profetike në xhaminë e Shkodrës, Myftiu: Drejtori i policisë një rrugaç
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë publikisht pas heqjes së tabelës me thënien profetike për grabitjen e pronës në oborrin e xhamisë “Ebu Bekër” nga policia e Shkodrës. Në një deklarate gjatë një aktiviteti në xhaminë e Rusit, në përkujtim të haxhi Fejzi Zaganjorit, në kuadër të 35-vjetorit të faljes së parë të xhumasë pas regjimit komunist, myftiu Sytari e cilësoi drejtorin e policisë vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, si “një rrugaç me pushtet”. Ai theksoi se mesazhi në tabelë do të shumëfishohet dhe do të vendoset kudo, duke shtuar se “askush nuk mund ta ndalë të vërtetën dhe fjalën e Zotit”. “Ajo tabelë do të shumëfishohet dhe do të vendoset në çdo cep të Shkodrës. Askush nuk mund...