Me profilin e një banke iu vodhi miliona qytetarëve, arrestohet 21-vjeçari nga Laçi

Me profilin e një banke iu vodhi miliona qytetarëve, arrestohet 21-vjeçari nga Laçi

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Smart Bank Phishing”, në kuadër të luftës kundër mashtrimeve kompjuterike dhe krimeve kibernetike. Si rezultat i operacionit, është arrestuar 21-vjeçari Orlando Gjoka, banues në Laç, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe dy persona të tjerë, D. G. (23 vjeç) dhe E. Gj. (21 vjeç). Sipas njoftimit zyrtar, Orlando Gjoka kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), me qëllim mashtrimin e qytetarëve.  Ai kontaktonte persona të ndryshëm përmes platformave online, duke iu ofruar kredi të rreme në emër të bankës. Nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë bankare, i riu arrinte të boshatiste fondet e viktimave. Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i bindte...