Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë deri në 3 të mëngjesit

Pas atentatit të ndodhur të martën pasdite në Aeroportin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Shaljani, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë kryer një operacion të madh kërkimi në zonën e Fushë-Krujës, raporton A2 CNN. Sipas burimeve, 5 grupe të FNSH kanë qëndruar nga ora 23:00 deri në orën 3:00 të mëngjesit në zonë, duke kryer kontrolle në lokale e banesa, si dhe duke ndaluar automjete të shumta për kontrolle. A2 CNN mëson gjithashtu se janë shoqëruar disa persona. Ndërkohë, mësohet se Mustafa Sheqeri, i cili ishte punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vijon të mbetet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. A2 CNN mëson se Sheqeri, i cili ishte drejtues i automjetit tip “Mercedes...