Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Spiropali me 27 ambasadorët shqiptarë: Fazë e re bashkëveprimi për ofensivën diplomatike të integrimit
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online këtë të mërkurë, më 12 nëntor, me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian. Ministrja thotë se në fokus të këtij takimi ishte një fazë e re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit. “27 ambasadorët tanë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian, nisim një fazë të re koordinimi e bashkëveprimi në funksion të ofensivës diplomatike e kombëtare të Integrimit.”, shkruan Spiropali krahas fotove nga ky takim online. Sjellim ndërmend se dy ditë më parë, gjatë dëgjesës në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrja Spiropali deklaroi se “synimi i politikës sonë të jashtme është të konsolidojë, perceptimin...