Coelho: Mbylleni ciklin… ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë…

Coelho: Mbylleni ciklin… ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë…

Nga Paulo Coelho Mbylleni ciklin. Ajo që ka kaluar nuk kthehet më kurrë. Gjithmonë duhet të dimë kur një fazë merr fund. Nëse insistojmë të qëndrojmë atje më gjatë seç duhet, do të humbasim gëzimin dhe kuptimin e fazave të tjera që duhet të jetojmë. Të mbyllim cikle, dyer, të kthejmë faqe, të përfundojmë kapituj, pavarësisht si e themi, çfarë është e rëndësishme është të lëmë pas momentet e jetës sonë të kaluar. Keni humbur punën tuaj? Mbaroi një marrëdhënie? U larguat nga shtëpia e prindërve tuaj? Keni shkuar jashtë vendit? Miqësia që keni kultivuar për kaq kohë u zhduk pa shpjegime? Mund të kaloni shumë kohë duke menduar se pse ndodhi kjo. Mund t’i thoni vetes se nuk do të bëni as një hap...