Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Drejtori i Policisë të zgjidhet nga Parlamenti’, propozimi i ekspertit Softa: Të kthehet Xhandarmëria
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, është shprehur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të zgjidhet nga Parlamenti. Komentet Softa i bëri në një studio televizive, ku analizoi atentatin e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri. Softa tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të ngrihet në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të Popullit. Ai shtoi gjithashtu se në Shqipëri duhet të vendoset edhe Xhandarmëria, e cila do të funksionojë krahas Policisë së Shtetit. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të marrë votat në Parlament, të arrijë në nivelin e Prokurorit të Përgjithshëm, të Avokatit të Popullit dhe disa nivele të tjera, sepse është më mirë. Strategjia në luftën kundër krimit i takon të...