Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC-ut në Amazonë
Forcat e armatosura të Kolumbisë njoftuan të martën se sulmet ajrore të një dite më parë kishin vrarë 19 anëtarë të një grupi rebel në një pjesë të largët të Amazonës, në juglindje të vendit. Sipas ushtrisë, bombardimet synuan ish-disidentët e FARC-ut dhe u kryen “në agim të së hënës”, duke rezultuar në vrasjen e 19 luftëtarëve, arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e pajisjeve ushtarake, tha Admirali Francisco Cuvides gjatë një konference për shtyp. Operacioni, sipas tij, u ndërmor për shkak të kërcënimit të menjëhershëm të një sulmi nga rebelët kundër pozicioneve të forcave të armatosura. Presidenti Gustavo Petro kishte urdhëruar të hënën “bombardimin dhe çmontimin me mjete ushtarake” të fraksionit të udhëhequr nga Ivan Mordisco, udhëheqësi më i kërkuar rebel në vend, pas...