Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Heqja e tabelës në oborrin e xhamisë, Myftiu i Shkodrës shpërthen ndaj drejtorit të Policisë: Një rrugaç me pushtet, askush nuk mund ta ndalë të vërtetën
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka reaguar për herë të parë publikisht pas ngjarjes që shkaktoi debate ditët e fundit — heqjes së tabelës me mbishkrim profetik nga oborri i Xhamisë “Ebu Bekr” në qendër të qytetit. Gjatë një aktiviteti përkujtimor për Haxhi Fejzi Zaganjorin në Xhaminë e Rusit, Sytari u shpreh me tone të forta ndaj drejtorit të Policisë Vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, të cilin e cilësoi “një rrugaç me pushtet”. Aksioni për heqjen e tabelës u drejtua nga vetë Berberi dhe efektivët e tij më 9 nëntor, në orët e mbrëmjes, duke e larguar tabelën nga oborri i xhamisë. Kjo tabelë, e cila mbante mbishkrimin:“Kush grabit qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në Ditën e Kiametit ka për t’i varur në...