Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Test i thjeshtë që mund të zbulojë Parkinsonin deri në 9 vjet më herët, zbulim i rëndësishëm nga shkencëtarët gjermanë
Një studim i ri shkencor ka treguar se një test i thjeshtë i lëvizjes, që mat shpejtësinë e kthimit gjatë ecjes, mund të identifikojë shenjat e sëmundjes së Parkinsonit pothuajse nëntë vjet përpara vendosjes së diagnozës klinike. Ky zbulim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje neurodegjenerative, e cila zakonisht diagnostikohet vetëm pasi shfaqen simptomat e qarta motorike. Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga dëmtimi progresiv i qelizave nervore që prodhojnë dopaminë - një substancë thelbësore për kontrollin e lëvizjeve. Para se të shfaqen simptomat tipike si dridhjet, ngurtësia muskulore dhe ngadalësimi i lëvizjeve, në tru mund të kenë ndodhur ndryshime që zgjasin shumë vite. Megjithatë, krijimi i një testi të besueshëm për fazën prodromale (para simptomave) është treguar i vështirë....