Arrihet marrëveshja për zhbllokimin e qeverisë në SHBA, demokratët përballen me probleme

Arrihet marrëveshja për zhbllokimin e qeverisë në SHBA, demokratët përballen me probleme

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson SHBA- Shtetet e Virxhinias, Nevadës dhe Nju Hempshajrit janë goditur veçanërisht rëndë nga mbyllja e qeverisë amerikane: qindra mijëra punonjës federalë jetojnë atje dhe kanë kaluar 41 ditë pa pagesë. Prandaj, nuk është për t'u habitur që senatorët e tyre ishin të parët që lëshuan pe në mosmarrëveshjen për mbylljen e qeverisë amerikane. Midis tyre është Tim Kaine i Virxhinias, i cili tani duhet të dëgjojë ankesat e kolegëve të tij të opozitës. Në këmbim, punonjësit federalë në Virxhinia mund të kthehen në punë, argumenton Kaine në një intervistë me CNN. Dhe ata nuk kanë më nevojë të jetojnë me frikë të vazhdueshme se mos pushohen papritur nga puna nga administrata Trump. Demokratë të tjerë në Kongresine SHBA-së do...