Plagosën me thikë në qafë dhe kraharor Bledar Skënderajn, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Plagosën me thikë në qafë dhe kraharor Bledar Skënderajn, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona në lidhje me një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i plagosur 30 vjeçari Bledar Skënderaj. Pas një pune hetimore është bërë i mundur arrestimi i autorit Endri Latifaj, 32 vjeç dhe personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje Andreino Lena. Ngjarja e rëndë u regjistruar 2 ditë më parë në lagjen “24 maji”, ku disa persona u përfshinë në një sherr pas një konflikti për motive të dobëta, ku u përdorën dhe armët e ftohta. I plagosuri Bledar Skënderaj ka marrë plagë në pjesën e kraharorit dhe të qafës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Endri Latifaj u gjet dhe u...