Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të balotazhit në Mitrovicën e Jugut
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut, pas raportimeve për parregullsi në procesin e numërimit. Vendimi u mor pasi kompania sllovene CETIS pranoi përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve, që ndodhi për shkak të një defekti në një nga katër kokat e printerit të përdorur për të shtypur numrin e vendvotimit. Ky gabim nuk u zbulua gjatë shtypjes pasi sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin). Prokuroria ka caktuar dy hetues policorë për të mbikëqyrur rinumërimin dhe ruajtur integritetin e procesit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se gabimi ishte teknik dhe ka marrë informacion nga CETIS, e cila shprehu keqardhje dhe pranoi përgjegjësinë për incidentin. KQZ-ja ka njoftuar...