Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë: Kush informoi nga porta dalëse e aeroporti?

Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Sekuestrohen kamerat e sigurisë: Kush informoi nga porta dalëse e aeroporti?

Gilmando Dani TIRANË-Hetimet vijojnë në lidhje me atentatin pranë Rinasit ndodhur mesditën e 11 nëntorit, ku si pasojë ndërroi jetë Gilmando Dani, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit dhe u plagos Muçi Shaljani, punonjës i AMP-së. Në lidhje me ngjarjene rëndë kriminale janë sekuestruar kamerat e bizneseve dhe të aeroportit 'Nënë Tereza' për të parë lëvizjet e dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë patur si rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip 'Toyota'.