Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
I vrarë me çdo kusht! Çfarë dihet deri tani nga atentati ndaj Gilmando Danit, miku i tij punonjës i AMP dhe i pajisur me certifikatë sigurie
gilmando dani dhe muci shaljani TIRANË- Një ditë pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në rrethrrotullimin e Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani alias Sheqeri, hetimet flasin për një atentat të mirëorganizuar dhe vrasës profesionistë që janë përdorur në ngjarje. Dani, një personazh i njohur i botës së krimit, dhe i etiketuar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, u lirua vetëm një vit më parë nga qelia, ku vuajti një dënim me 12 vite burg për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal. Lirimi i tij u bë me kusht, pasi kishte kryer shumicën e dënimit, e megjithatë mbyllja e hesapeve me drejtësinë, nuk bëri që ai të mbyllte llogaritë e hapura...