Sali Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka një fuqi të jashtëzakonshme fuqinë e drogës

Sali Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka një fuqi të jashtëzakonshme fuqinë e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po jeton nën një diktaturë autoritare të rrezikshme, të mbështetur mbi fuqinë e drogës dhe paratë e krimit. Në një deklaratë për mediat dje nga selia blu, Berisha e cilësoi regjimin aktual si “diktaturën më të rrezikshme në planet”, duke theksuar se ndryshe nga regjimet e tjera autoritare, “diktatura e Tiranës ka në dorë pasurinë dhe ndikimin që vjen nga trafiku i drogës”. “Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare. Çfarë janë diktaturat autoritare? Janë diktaturat që e pranojnë pluralizmin, por e shtypin pluralizmin. Totalitaret nuk e pranojnë pluralizmin. Diktaturat autoritare janë të njohura. Janë diktatura elitash, janë...