Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Duhet ti ngremë njerëzit për Ballukun”/ Kalaja: Tunel i Llogarasë, skandal si kurrë ndonjëherë
Përfaqësuesi i PD, Aulon Kalaja, e ka cilësuar domosdoshmëri organizimin e protestës kundër qëndrimit në detyrë të zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë. Kalaja tha se PD është e vonuar pasi duhet të ngrejë njerëzit, pasi nuk ka ndodhur në asnjë vend në Evropën Perëndimore që skandalet po zënë njëra-tjetrën. “PD duhet të kishte organizuar protesë për Ballukun. PD-së i duhet qartësi në këto momente, në Evropën perëndimore nuk ka ndodhur ndonjëherë që një skandal zë një tjetër. Duhet ti ngremë njerëzit për zonjën Balluku. Kemi një zv/kryeministër në ekzil. Një që han kumbulla dhe kjo tjetra që ha dardha”, tha Kalaja. Aulona Kalaja: PD duhet të kishte...