Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/

Dhjetë ministra të qeverisë shqiptare, së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës, në Itali, ku nesër do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive. Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve. Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor. Sipas mediave italiane, në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve. Sa i përket migracionit, mediat në vendin fqinj...