Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Goditet “Call Center” në Selitë! Mashtronin të huajt që të investonin në bursa fiktive, prangosen tre persona
Në zonën e Selitës në Tiranë u zbulua një ambient i përshtatur si call center, ku shtetas të huaj mashtroheshin përmes telefonatave që i nxisnin të investonin në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes të policisë u kapën në flagrancë pesë persona që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. Tre prej tyre, mes të cilëve menaxheri dhe dy punonjës, u arrestuan, ndërsa dy punonjëse të tjera u proceduan penalisht. Konkretisht, në pranga ranë Klaudio Sulejmëni, Franko Karemani dhe Eriglen Arapi (menaxheri, si edhe 2 punonjës), ndërsa u proceduan edhe dy të tjerë. Hetimet treguan se ambienti ishte marrë me qira nga dy shtetas, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Në vendngjarje u sekuestruan pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.