Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
AGJENDA! Mbahet nesër për herë të parë mbledhje e dy qeverive Shqipëri-Itali, Rama me ekipin e ministrave në Romë
Edi Rama dhe Giorgia Meloni TIRANË-Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë nesër në Romë një mbledhje të përbashkët. Samiti dypalësh do të nisë fillimisht me një takim bilateral ndërmjet ministrave sipas sektorëve të tyre, ku do të shqyrtohen projektet dhe bashkëpunimet aktuale. Më pas, dy Kryeministrat Rama dhe Meloni, do të zhvillojnë një bisedë direkte ‘kokë më kokë’ për të diskutuar prioritetet strategjike dhe çështjet më të rëndësishme. Pas kësaj, Kryeministri dhe ministrat e të dy vendeve do të mbajnë një takim të përbashkët, ku do të shqyrtohet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe identifikimi i projekteve të reja bashkëpunimi në sektorë si energjia, infrastruktura, tregtia dhe turizmi. AGJENDA: Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Në orën...