Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
GJKKO vendos sot nëse dosja “Veliaj” do kalojë për gjykim
Këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen e njohur si “Dosja Veliaj”, ku do të vendoset nëse çështja do të kalojë ose jo për gjykim. Në këtë dosje janë përfshirë 29 të pandehur, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, krahas disa përfaqësuesve të kompanive private dhe organizatave jofitimprurëse. SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim më 10 shtator 2025, duke ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, mes tyre: Korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Edhe Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në...