Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë
Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka komentuar për herë të parë publikisht heqjen e tabelës në oborrin e Xhamisë “Ebu Bekr” nga policia vendore e Shkodrës. Gjatë një aktiviteti në Xhaminë e Rusit në Shkodër në përkujtim të Haxhi Fejzi Zaganjorit, Myftiu Sytari e cilësoi “një rrugaç me pushtet” drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Gentian Berberi. Ky i fundit udhëhoqi aksionin për heqjen e tabelës nga oborri i Xhamisë së Madhe në Shkodër. Kjo tabelë ishte rivendosur në oborrin e Xhamisë pasi më përpara ishte hequr nga policia bashkiake por në një vend tjetër, disa metra më tutje teksa ndodhej në trotuar. Tabela mbante mbishkrimin profetik “Kush grabit qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në...