“Po shkoni direkt te Rama”, çfarë do bëjë PD-ja në ditët vijuese? Paralajmërimi i Këlliçit

“Po shkoni direkt te Rama”, çfarë do bëjë PD-ja në ditët vijuese? Paralajmërimi i Këlliçit

Kryedemokrati Sali Berisha e ka njoftuar më herët hapjen e një platforme parlamentaro-qytetare para godinës së Kryeministrisë, ndërsa deputeti demokrat Belind Këlliçi dha më shumë detaje mbi aksionin e opozitës, sonte, 11 nëntor, në studion e Opinion në Tv Klan. Sipas tij, demokratët do të kenë një reagim të fortë për aferën e tunelit të Llogarasë, me protestë fillimisht. “Sot kemi pasur një mbledhje në të 61 degët e PD-së në të gjithë vendin, besoj do ketë edhe një mbledhje të Këshillit Kombëtar, besoj brenda javës do dalim me një vendim. Unë kam qenë për një protestë permanente para Ministrisë së Infrastrukturës, por do të zhvendoset para Kryeministrisë. Njerëzit janë të ftuar të na bashkohen”, tha Këlliçi. Më tej, shtoi se paralelisht me aksionin në terren, “beteja” do...