Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e 9 nëntorit – Vangjeli: Ishin kambanë alarmi, treguan humnerën mes politikës dhe qytetarëve
Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Trialog” në RTSH, komentoi pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar atë si një “kambanë alarmi” për politikën shqiptare. Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë, Vangjeli i cilësoi si një sondazh politik i porositur nga politika dhe i certifikuar nga KQZ. Sipas tij, distanca midis qytetarëve dhe klasës politike është kthyer në një humnerë, ku as mazhoranca dhe as opozita nuk arrijnë të përfaqësojnë interesat publike. “Këtë herë dëgjova kambana shumë të forta, tingëllimin dhe jehonën e tyre e kemi dëgjuar edhe pa u shfaqur në horizont kambanat. Klithma e madhe e protestës që duhet bërë është për publikun. Ato ishin një sondazh politik i porositur nga politika dhe e certifikuar nga KQZ....