Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Sali Berisha: Të hënë i anuluan emisionet për Ballukun! Lubia e ka kërcënuar Ramën duke i thënë se ‘të marr me vete’
Në mbledhjen me kryetarët e degës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi dje qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për “kontroll total mbi mediat” dhe fshehje të skandaleve që, sipas tij, po tronditin qeverinë. Sipas tij, këtë të hënë u anuluan emisionet për Ballukun, që sipas Berishës ministrja e Infrastrukturës “e ka kërcënuar Ramën, duke i thënë se do ta marrë me vete” nëse skandali i tunelit të Llogarasë shpërthen plotësisht. “Ne po varfërohemi çdo vit, nuk po e themi ne, po e thotë Banka Botërore. 45 përqind e shqiptarëve janë të varfër ose në rrezik varfërie. 57 përqind e tyre nuk e mbyllin dot muajin. Dhe rroftë Edi Rama që voton ligje të tilla. Vlerë është shumë më e madhe t’u garantosh qytetarëve tu...