Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah Asim Vokshit: Po denigrohet figura e magjistratit

Lufta e pështirë për Kushtetuesen, Shoqata e Gjyqtarëve krah Asim Vokshit: Po denigrohet figura e magjistratit

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar publikisht në mbrojtje të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi, pas një vale akuzash që qarkulluan në media, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe Gjykata e Lartë u kritikuan se kishin shpërfillur informacione që e lidhin Vokshin me agjenci inteligjente. Në deklaratën zyrtare, Shoqata i cilëson këto publikime si “sulme personale” dhe “denigrime” që cenojnë drejtpërdrejt dinjitetin dhe reputacionin e magjistratit. “Në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit të magjistratit. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të thellë deklarimet dhe publikimet e fundit në media vizive, të shkruara dhe elektronike, që kanë pasur në fokus kandidimin e magjistratit z.Asim Vokshi në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Këto publikime...