Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

Belgjikë: Dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore

Dronët me origjinë të panjohur kanë shkaktuar përsëri incidente në Belgjikë. Ata janë parë mbi një aeroport dhe një central bërthamor. Pas Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar tani po ndihmon Belgjikën të mbrohet nga dronët. Dronët janë parë përsëri mbi infrastrukturën kritike në Belgjikë: Aeroporti i Liège-it u detyrua të pezullojë punën të dielën në mbrëmje pasi u vunë re disa dronë. E drona janë parë edhe mbi një termocentral bërthamor pranë Antwerpit. Trafiku ajror në aeroport, i cili është një nga aeroportet më të mëdha të mallrave në Evropë, u pezullua për gati një orë në mbrëmje. Ditët e fundit i njëjti problem ka shkaktuar ndërprerje të trafikut edhe në aeroportet në Liège dhe Bruksel. Tre dronë mbi termocentralin bërthamor Tre dronë u vunë re...