Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

Sot mbahet seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë

GJKKO do të vendos sot nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë apo jo për gjykim. Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator. Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja  akuzohet për veprime...