Vetëm Anglia e ka siguruar Botërorin, koha për t’u kualifikuar 11 kombëtaret e tjera europiane

Vetëm Anglia e ka siguruar Botërorin, koha për t’u kualifikuar 11 kombëtaret e tjera europiane

12 Nëntor 2025 8:11 Alfred Lleshi Nga 13 deri më 18 nëntor do të përcaktohen 12 përfaqësueset europiane që do të marrin pjesë në Botërorin 2026. Deri tani nga kontinenti ynë vetëm Anglia është matematikisht e kualifikuar, pasi dominoi grupin me Shqipërinë dhe Serbinë, pa pësuar asnjë gol. Ndërsa Italia pritet të shkojë në “play off”, Gjermania mbetet në dyshim për kualifikim direkt. Franca, Spanja, Holanda dhe Portugalia udhëheqin grupet respektive me 3 deri në 5 pikë avantazh ndaj ndjekësve (Ukrainë, Turqi, Poloni, Hungari), ndaj mund ta sigurojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë të nëntorit. Norvegjia është pranë Botërorit për herë të parë pas 27 vitesh. Në grupet me pikë të barabarta, Gjermani-Sllovaki (17 nëntor) dhe Skoci-Danimarkë (18 nëntor) do të vendosin fatin e...